Shtetet e Bashkuara të Amerikës i urojnë Kosovës Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Kosovën në 13-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së saj. Ata janë shprehur në një postim në facebook se marrëdhëniet midis dy shteteve mbesin të palëkundshme.

Më tej në postimin e ambasadës amerikane në Kosovë thuhet se e mbështet popullin e Kosovës në krijimin e një vendi paqësor e më të zhvilluar për qytetarët e saj.

“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundshëm. Ne qëndrojmë në krah të popullit të Kosovës teksa ju ndërtoni një shtëpi të drejtë, paqësore e prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së.

Related posts