Shtrohet për debat Ligji i Rimëkëmbjes, VV nuk merr pjesë në votimin e tij

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu me fillimin e senacës plenare është deklaruar se Vetëvendosje nuk merrr pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, seancë kjo e cila është thirrur si e “jashtëzakonshme”.

Ai në fjalimin e tij, tha se sot kemi përpara një pako me një fond ku nuk specifikohet asgjë dhe rrjedhimisht Qeveria tenton të vendos ad-hoc, kujt t’i jap ato para e kujt jo.

“Sot ju na vini me një pako, me të cilin shtyheni në mes vete, pra LDK dhe PDK, me një fond ku nuk specifikohet asgjë, ku qeveria vendos ad-hoc kujt me ja dhon ato pare a kujt jo. I keni edhe qato milion edhe qato po doni me i shpenzu. Te kjo pako e rimëkëmbjes edhe në origjinë keni qenë bashk në ndërkoh jeni sharë ngapak për mu dok në opinon që jeni kundër njeri tjeterit por në fund jeni bashk dhe kështu bashk kemi me ju mujt”, tha deputeti Aliu.

Ndryshe, Komisioni për Buxhet dhe Transfere, me 6 vota për dhe 3 kundër, ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. E votimi i këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.