Shtyhet për në orën 17:00 seanca për buxhetin

Është shtyrë për në orën 17:00, seanca për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Buxhetin e cila ishte paraparë që të nis në orën 14:00.

Kjo u bë e ditur nga kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se seanca është shtyer për shkak se nuk ishte gati raporti me rekomandime.

“Deri më tani pritëm për përgatitjen e materialeve të nevojshme për seancë, por sapo u informuam nga administrata që deri në orën 17:00 raporti me rekomandime lidhur me amendamentet nuk do të jetë gati. Kështu që seanca shtyhet për orën 17:00”, ka thënë ajo.

Projektligji në fjalë kaloi dje në shqyrtim të parë me 64 vota pro.

Related posts