Shtyhet për tri javë Australian Open, shkak Covid-19

Turneu i përvitshëm i tenisit Australian Open është shtyrë për datën 8 shkurt dhe jo siç ishte e vendosur në janar të vitit të ardhshëm.

Autoritetet kanë vendosur ta shtyjnë zyrtarisht me 8 shkurt 2021, mbajtjen e turneut të parë Grand Slam për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas kalendarit fillestar turneu do të duhej të niste më 18 janar, me pritshmëritë për t’u luajtur deri më datë 31, mirëpo fakti se disa shtete kanë masa kufizuese dhe detyrim karantine për ata që udhëtojnë e ka bërë të detyrueshme që ky event të rishikohej.

Tashmë kualifikueset për djemtë do të zhvillohen në Doha të Katarit duke nisur nga data 10 janar.

Zyrtarisht sezoni i ardhshëm nis më  5 janar me evente si më minore në Shtetet e Bashkuara dhe Turqi.

Sezoni i fundit u mbyll me shpalljen sërish si numrin një në botë të Novak Djokoviç, i cili fitoi vetëm një titull Grand Slam. Pas tij u renditën Rafael Nadal dhe Dominic Thiem.

Ndërsa për vajzat, Ashleigh Barty u rendit e para duke lënë pas Simona Halepin dhe Naomi Osakan.

Related posts