Shtyhet seanca për datën 18 dhjetor ndaj Nasim Haradinajt

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar për shtyrjen e seancës së paralajmëruar për sot ndaj Nasim Haradinajt. Seanca u shty për datë 18 dhjetor duke filluar nga ora 14:00.

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj po akuzohet për “pengim të drejtësisë”.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Naim Haradinaj e Hysni Gucati janë të ngarkuar me akuza nga data 7 deri më 25 shtator.

“Publikimi” i disa dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale u bë shkak që me urdhër-arrest forcat e EULEX-t ta arrestonin Haradinajn e Gucatin.

Related posts