Shumë bujë për “vendimin” që nuk shifet askund. Daka e mban konferencën për media, s’i tregon emrat konkret të deputetëve dhe s’u përgjigjet gazetarëve

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, pak minuta më parë mbajti një konferencë për media ku nuk paraqiti vendimin apo nuk dha emrat konkret të atyre të cilëve nuk ju lejohet të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo edhe pse tha se nuk është frikësuar kurrë ta bëj detyrën e saj, ajo nuk e pati guximin të publikoj vendimin e KGjK-së, dhe vendimin e KQZ-së, për më tepër ajo nuk pati guximin as t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Tanimë, znj. Daka para vetës e ka një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të cilën shumë lehtë mund ta transmetonte para publikut, dhe ajo që është më e rëndësishmja, pra t’i njoftojë me kohë ata deputet të cilëve i’u është ndalur kandidimi.

Por si ka mundësi të ndodh në një republikë parlamentare, ku institucionet vendore i fshehin vendimet apo nuk e kanë guximin dhe kurajon t’i publikojnë ato.

Daka në vend se ta publikonte vendimin, shfrytëzoi pozitën e saj dhe konferencën për media duke e dënuar presionin siç thot ajo që po i bëhet nga partitë politike pas vendimit të djeshme të KGjK-së.

Kujtojmë se lidhur me vendimin e deputetëve të dënuar, dje zëdhënësi i KQZ, Valmirë Elezi deklaroi se sot me datë 22 janar, KQZ do të marrë vendim përfundimtarë, por nuk pamë se kishte ndonjë vendim.

“Sipas Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja, rekomandimet do të bëhen gati gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, ndërsa KQZ-ja do të marrë vendim më së largu deri më 22 janar”, ka thënë ai.

Praktikisht publiku sot ka shumë informacione por din shumë pak, ka një njoftim të KGjK-së ku flitet për një vendim por vendimin nuk e kanë, ka një ankesë të znj. Daka për presion e nuk ka vendim, ka deputet që presin me ankth në rast se do vazhdojnë me fushatë apo jo për kandidim por nuk ka zgjidhje për këto probleme.

Related posts