Si është e mundur? Hoti nuk njofton Bekim Jasharin për vizitën e Petar Petkoviq në manastirin e Bajës së Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka kritikuar Zyrën e Kryeministrit Hoti dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për moskoordinim.

“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë. Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim të plotë me mua si Kryetar i Komunës së Skenderajt”, ka shkruar Jashari.

Tutje Jashari ka thënë që një veprim i tillë jep shembull të keq të qeverisjes dhe nuk duhet të përsëritet.

“Veprime të tilla fatkeqësisht japin shembull jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla nuk duhet të përsëriten.  Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan  e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë mënyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar ai.

Tutje kryetari i Skënderajt u ka kërkuar falje familjeve të dëshmorëve për siç ka thënë ai ‘vizitën e padëshiruar’ të zyrtarit serb.

“Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftojë paraprakisht”, ka theksuar ai.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.