Sipas Vetëvendosjes, deri tani nga diaspora kanë aplikuar mbi 52 mijë votues

Nga 13 janari ka filluar afati për aplikimin e diasporës për regjistrim në votim.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes faqes së saj zyrtare në facebook njofton se deri tani janë mbi 52 mijë aplikime të pranuar deri më 17 janar 2021.

“Mbi 52000 aplikime të pranuara”, shkruan në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me të dhënat e aplikimit të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku sipas kësaj partie kishin qenë gjithsej rreth 40 mijë aplikime, prej të cilave të pranuar ishin rreth 35 mijë.

Afati për aplikimin e diasporës për regjistrim përfundon më 21 janar. Dihet se të drejtë vote kanë të gjithë ata persona që së paku njërin prind e kanë të lindur në Kosovë edhe nëse prindi nuk ka shtetësi të Kosovës.

Related posts