Sivjet, kartolinat mbesin mënyra më e mirë për të uruar festat

Dërgimi i kartolinave ka qenë një nga ritet më të bukura të festave disa vite më parë. Këto Krishtlindje për shkak të krizës së COVID do të jetë e vështirë për të takuar familjarë dhe miq dhe dërgimi i një kartoline mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u uruar festat.

Sipas Eurostat, të dhënat e një viti më parë tregojnë se, Suedia është vendi që ka printuar më shumë kartolina. Në të gjithë BE-në për vitin 2019 janë printuar 59.5 milionë kartolina.

Më shumë se 2/3 e tyre janë printuar në vetëm tre shtete: Suedi, 14.5 milionë (24%), Gjermani 13.9 milionë (23%) dhe Spanjë 11.8 milionë (20%).

Numri i kartolinave të prodhuara ka ardhur duke u ulur çdo vit, ku në krahasim me vitin 2009, vitin e kaluar kemi pasur 41% më pak, pasi 11 vite më parë u printuan 102 milionë kartolina.

Gjithashtu në rënie ka ardhur dhe numri i punonjësve në shërbimin postar. Në BE, 1.5 milionë njerëz mbi moshën 15 vjeç kanë qenë të punësuar në postë për vitin 2019 duke shënuar një rënie me 7% në krahasim me vitin 2009. Gati 1 milion e këtyre punonjësve ishin meshkuj duke përbërë 58% të sektorit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.