S’ka vend në kryesinë e LDK-së Agim Veliu e Haki Rugova / Mbesin jashtë edhe Skënder Hyseni, Ismet Beqiri e Arban Abrashi

Viti 2020 që lam pas dhe ky që jemi për Agim Veliun po del të jetë jo i këndshëm. Ai është ministër në largim e sipër, nuk është kryetar i Komunës së Podujevës duke i humbur kështu partia e tij zgjedhjet atje dhe tani nuk është nënkryetar e as anëtarë i kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe Arban Abrashi mbeti jasht liste. Në vend të tij në pozitën që mbante deri tani si sekretar u emërua sot Imri Ahmeti.

Sot Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur strukturat e reja të partisë. Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.

Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në listën e anëtarësisë se re të kryesisë së LDK’së mungojnë emra si: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK’së në Dragash, Selim Kryeziu.

Këta janë anëtarët e rinj të Kryesisë:

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Forumit Rinor: Fidan Rekaliu

Related posts