Skandaloze: Pas orës 12, të datës 30 nëntorë, Ministria e Arsimit thotë se me 30 nëntorë punohet

Qeveria, respektivisht institucionet vartëse të saja vazhdojnë ta surprizojnë për keq qytetarin e këtij vendi. Në zhargonin e përditshëm mund ta quajmë “skandal”, por ja që bëhet fjalë për ministrinë që në vetvehte ka mision arsimimin e brezave.

Buja e madhe që u bë lidhur me ditën e hënë, 30 nëntorë, se a do ketë apo jo mësim, Ministria e Arsimit vjen me vonesë, me një njoftim tek pas orës 12, të datës 30 nëntorë, pikërisht për datën 30 nëntorë.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit thotë se dita e hënë të jetë ditë pune, bazuar në vendimin e qeverisë si shenjë solidarizimi me ata që janë në përballje me pandeminë. “Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë”, shkruan në postimin e MAShT-it.

Kujtojmë se e gjithë kjo vorbull e krijuar, u bë pas njoftimit nga kryeministri Hoti lidhur me vendimin e tij se, dita e hënë, 30 nëntorë do të jetë ditë pune. Pastaj, këtë vendim të Qeverisë Hoti e kundështoj, kryesindikalisti i arsimit Rrahman Jashari i cili bëri thirrje që dita 30 nëntorë, të jetë ditë pushimi.

Si pasojë e kësaj, sot në disa komuna punohet dhe në disa pushohet.

Këtij keqkuptimi ju shtua sot edhe njoftimi nga Ministria e Arsimit e cila përveç që reagoi me vonesë, ajo nuk sqaroi publikun për këtë gjendje të krijuar.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.