Sllovakia e mposht Kosovën, përfundimisht Kosova nuk arrin kualifikimin

Sonte skuadra nga Sllovakia e ka mposhtur Kosovën në garën e basketbollit, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023. Rezultati i ndeshjes ishte 73:77 në favor të Sllovakisë.

Lojën e mirë në fushë e nisën “Dardanët” duke e fituar ndeshjen në çerekun e parë me rezultat 23:15, ndërsa sllovakët u rikthyen në të dytin, teksa pjesa e parë përfundoi 37:35 në të mirë të Kosovës.

Por, në çerekun e tretë, Sllovakia doli në epërsi duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 54:55.

Ndërsa, në çerekun e katërt, sllovakët ishin dukshëm më të mirë në fushë duke i eliminuar në këtë fazë ekipin e “Dardanëve”.

Related posts