Sonte mbahet ceremonia “Grammy” / Dua Lipa për gjashtë nominimet: Këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra

Dua Lipa do të performojë në mesin e shumë yjeve botërore në ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Grammy” që do të zhvillohet sonte.

Ajo po ashtu është e nominuar për çmime në gjithsej gjashtë kategori të mëdha: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.

Këngëtarja 25 vjeçare nga Kosova ka thënë se është e mahnitur për nominimin e saj në të gjitha këto kategori.

Në një intervistë për “Mirror” këngëtarja ka thënë se “këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra”.

“Shpresoj që nuk do të më zgjojë dikush nga gjumi dhe të më thotë: Në rregull, është koha për shkollë”, është shprehur Dua.

Në ceremoninë e këtij viti, artisten kosovare e kalon me nominime vetëm diva e muzikës Beyonce e cila është e nominuar në nëntë kategori.

Kujtojmë se Dua kishte fituar dy çmime “Grammy” edhe në vitin 2019./zhurnal.mk

Related posts