Sonte mësohen finalistët e Ligës së Kampionëve

Mbrëm, Manchester City kaloi si finalisti i parë i Ligës së Kamiponëve të këtij sezoni. Manchester City eliminoi PSG-në pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales.

Skuadra e Pep Guardiolës ishte më bindëse dhe fitoi të dy ndeshjet 4-1 (1-2 dhe 2-0).

Ndërkaq sonte mund të mësohet edhe finalisti tjetër i Ligës së Kampionëve. Nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale në mes të Chelseas dhe Real Madridit.

Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1-1 dhe gjithçka pritet të vendoset sonte.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll.

Related posts