Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka ngritur flamurin shtetëror.
Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe Rrahman Rama, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.