Sot 22 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës / Fshati që u rrafshua me tokë

Janë mbushur sot 22 vjetë nga masakra e tmerrshme nga forcat paramilitare serbe në fshatin Qyshk të Pejës. Forcat pushtuese kriminale serbe po këtë ditë kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj.

Masakra e kësaj dite, 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.

Masakra e kryer në Qyshk të Pejës është një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë.

Policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.

Related posts