Sot filloi vaksinimi masiv kundër COVID-19

Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Tashmë të gjitha qendrat e vaksinimit janë të gatshme për këtë proces të vaksinimit, për çka edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet.

Vitia është shprehur i bindur se pas procesit të vaksinimit qytetarët do të jenë më të mbrojtur nga COVID-19, teksa u ka bërë thirrje gjithsecilit që të ndjekin informacionet zyrat të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën dhe kriteret e vaksinimit.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë tërhequr vëmendjen që me qëllim të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme në qendrat e vaksinimit të drejtohen vetëm ata qytetarë të cilët marrin thirrjen për vaksinim nga MSH dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas terminëve të caktuara përmes platformës eKosova.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit, Ministria, në bashkëpunim me komunat, ka krijuar hapësira të reja për vaksinim; ka shtuar kapacitetet humane duke organizuar 279 ekipe të vaksinimit në nivel vendi; ka ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim që procesi i vaksinimit në masë të fillojë dhe qytetarët të vaksinohen sipas kategorive të përcaktuara në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19 dhe kategorive të përcaktuara në tre fazat e këtij plani. Aktualisht, janë duke u vaksinuar kategoria e personave mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, pa dallim moshe. MSh dëshiron të informojë, gjithashtu, se gjatë të gjitha fazave të vaksinimit, punonjësit shëndetësor e kanë pasur dhe e kanë të hapur mundësinë e vaksinimit; ndërsa krahas kategorive mbi 65 vjeç, deri tani janë vaksinuar edhe persona e hemodializës, personat me diabet, persona me sëmundje malinje si dhe persona me sëmundje të tjera kronike, pavarësisht moshës së tyre, gjithashtu. Ministria e Shëndetësisë, u bën thirrje edhe një herë qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e Ministrisë rreth vaksinimit, të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19 në platformën eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar dhe një person mund të regjistrojë deri në 5 persona të tjerë. Po ashtu, kërkohet që pas marrjes së njoftimit për vaksinim, secili qytetar të vaksinohet në lokacionin, sipas vendbanimit të tij”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Apliko/Vaksinohu!

https://ekosova.rks-gov.org

Related posts