Sot KQZ vendos për 47 kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ftuar në emisionin Pressing në T7 mbrëmë deklaroi se KQZ do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me datë 23 janar ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Daka tha se sot vendoset për fatin e kandidimit të 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin, ndërkaq vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për arsye të ndryshme anëtarët e KQZ-së mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

Related posts