Sot Kushtetuesja mban seancë për votën e Etem Arifit

Sot nga ora 10:00 në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca dëgjimore rreth kushtetueshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale “mashtrim me subvencione”, i cili votoi për formimin e Qeverisë Hoti, më 3 qershor të këtij viti.

Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, kjo gjykatë ka njoftuar se seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës online.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: ‘Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.  07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës’”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.