Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashi, sot pritet të raportoj para Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licensimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00).
Në të njejtin komision, do të jetë edhe Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi. (ora 13:00)
Gjithashtu, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbledhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku pritet të bëhet plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit , salla N10, ora 13:00)