Sot në Kosovë shënohen 4 vdekje dhe 199 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive.

Brenda 24-orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec. IKSHPK-ja u apelon të gjithë qytetarëve që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Related posts