Sot shënohen 12 raste të vdekjes me koronavirus dhe 524 raste tjera. Prishtina me 198 raste të reja

566 TË SHËRUAR DHE 524 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Prishtina me numër prej 198 raste të reja me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 46.118 raste nga 161.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.186 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868.

Related posts