Sot shënohet Dita e Veteranit, homazhe në vende të ndryshme

Me rastin e 30 dhjetorit – Ditës së Veteranit, OVL UÇK ka organizuar homazhe në ora 10 në Prekaz e gjithashtu degët e kësaj organizate kanë organizuar homazhe nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë.

Manifestimi qendror do të mbahet në Prishtinë, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka organizuar një pritje për Veteranët në ora 18:00.

Kjo ditë shënohet për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Përndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së./Indeksonline/

Related posts