Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur,përmea një njoftimi për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë Elezi.
Pasi të tërhiqet shorti për renditjen e partive politike, më 3 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.
