Sot vendoset për fatin e kandidatëve për deputet me aktakuza

Autoritetet e drejtësisë dhe institucionet që janë kompetente për të verifikuar ligjshmërinë apo jo të një deputeti kanë edhe sot kohë të vërtetojnë apo jo nëse do t’i lejohet deputetëve me aktakuzë të jenë në listën zgjedhore për deputet.

Këtu, në mes këtyre emrave është edhe emri i Liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili po shifet si fitues i këtyre zgjedhjeve dhe kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Kurti ishte dënuar në vitin 2018 me kusht për ‘hedhje të gazit lotsjellës’ në Kuvendin e Kosovës.

LVV në listën e saj zgjedhore ka 10 kandidatë më aktakuzë aktive, PDK e AAK kanë nga katër, ndërsa LDK e Nisma Socialdemokrate kanë nga një me aktakuzë aktive në tri vitet e fundit.

Në këtë listë përfshihet edhe Lista Serbe, një kandidat i së cilës akuzohet për probleme me ligjin.

Sot do bëhet e ditur gjithqka rreth kësaj teme, ku u ngritën edhe divergjenca të mëdha edhe nga jursitët sa i përket interpretimit ligjor dhe asaj se sa mund të ketë ndikim kjo tek zgjedhjet në ardhje.

Related posts