Starbucks, vendi më i famshëm i kafesë në botë

Është shëndërruar në vendin me shijen e kafesë më të mirë në botë, ajo quhet STARBUCKS, me ngjyrën e saj unike, të gjelbërtën standarde si karakteristikë. Starbucks është zinxhiri më i madh amerikan i dyqaneve të kafesë.


Sot, në mbarë botën STARBUCKS numëron 28 218 dyqane dhe diku rreth 238 000 të punësuar. Në vendet me zhvillim të hovshëm ekonomik, mesatarisht, një konsumator e viziton Starbucks 6 herë në muaj, ndërsa konsumatorët besnik e vizitojnë rreth 16 herë në muaj.

Fitimet e Starbucks arrinjë vlerën prej $22.39 miliardë.
Starbucks shërben kafe me madhësi të ndryshme filxhanësh si dhe kafe të bërë në çast, çaj, lëng frutash, produkte të pjekura dhe sallatra të ndryshme.

Si brend i ri, në fillim shiste vetëm kafe të pjekur të pabluar, ndërsa kafeja e përpunuar ofrohej vetëm si mostër falas në dyqan. Gjatë vitit të parë të kompanisë, themeluesit e saj, arritën të blejnë kafenë drejtpërdrejt nga prodhuesi.
Përgjatë viteve, kompania i është përshtatur zhvillimeve teknologjike dhe zhvillimeve të shoqërisë, gjë e cila i ka siguruar suksesin. Që në fillim të vitit 2008, Starbucks u bë pjesë e rrjeteve sociale duke i dominuar më së miri. Prania e Starbucks në rrjete sociale si Instagram, Facebook etj, e trajton kafenë si diçka që duhet ndarë me miqtë dhe familjen.

Starbucks njofton rregullisht për produktet e reja dhe gjithashtu tregon një kujdes të veçantë për kërkesat dhe pakënaqësitë e konsumatorit.
Ajo çfarë Starbucks solli si risi, ishte aplikacioni ‘’Paguaj dhe pi në lëvizje’’. Falë këtij aplikacioni, konsumatori mund ta blejë pijen që dëshiron nëpërmjet celularit të tij, duke shmangur rradhën nëpër dyqane.

Konsumatorët të cilët janë përdorues të aplikacionit, përfitojnë ulje dhe pije falas, dhe gjithashtu përfitojnë rekomandime bazuar në shijet e tyre individuale. Aplikacioni shënoi një sukses aq të madh, saqë mbi një e pesta e transaksioneve të kompanisë, erdhën si rezultat i tij.


Thënë kjo, Starbucks, ka realizuar shumë nisma të këtij lloji, duke përmendur punësimin e mbi 10 000 refugjatëve në të gjithë dyqanet, donacionin humanitar për refugjatët dhe emigrantët sirianë apo edhe mbështetjen e komunitetit LGBT duke i kthyer dyqanet në ‘’hapësira të sigurta’’ për ta.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.