“State of terror”, Hillary Clinton shkruan romanin e parë/ Ajo eksploron diplomacinë e rrezikshme dhe tradhtinë

Është bërë e ditur se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tanimë ka shkruar romanin e saj të parë, i quajtur “State of terror”.

Romani, “State of terror”, i shkruar në partneritet me autoren kanadeze, Louise Penny, do të publikohet më 12 tetor të këtij viti.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton tha se romani eksploron një botë “të diplomacisë së rrezikshme dhe të tradhtisë”.

Bashkëpunimin me shkrimtaren Penny e cilësoi si “ëndërr të bërë realitet”.

Penny tha se ka qenë “një përvojë e pabesueshme hyrja brenda Departamentit të Shtetit, brenda Shtëpisë së Bardhë dhe brenda mendjes së sekretares së Shtetit, derisa shpërthejnë kriza me rreziqe të mëdha”.

Clinton, e cila ka qenë edhe kandidate për presidente, edhe Zonjë e Parë, është autore e disa punimeve jofiktive.

“What happened”, libri i saj i fundit i publikuar në vitin 2017, shpjegon se përse ka dështuar të bëhet presidente.

Brenda një jave në SHBA janë shitur 300,000 kopje të tij.

Related posts