Studimi i AFET: Dezinformimin e bënin media të caktuara me ndikim në Kosovë, të implikuara me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin

Studimi që u bë mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Studimi u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Sipas këtij dokumenti, të cilat janë bërë sipas analizës së mediave sociale, si mediat ashtu edhe politikanët u përfshin në këtë fushatë, të cilën studimi i identifikon si “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”. Në dokument përmenden media të caktuara me ndikim në Kosovë, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe (tani ish) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Mustafa dhe Veseli, posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell”, thuhet në dokument.

Autorët e studimit pretendojnë se çështja e Kosovës ilustron më së miri kompleksitetin e fenomenit lajmeve të rreme dhe se ky është një rast i rrallë ku ky “rezultat politik mund të atribuohet drejtpërdrejt keqinformim”.

Më 25 mars, Kuvendi i Kosovës me 82 vota rrëzoi Qeverinë Kurti pas mocionit të ngritur nga partnerja e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK-ja argumentoi se deri te mocioni erdhi për shkak të pozicionimit “jokonstruktiv” të Kurtit karshi partnerëve, në veçanti SHBA-së.
Qeveria Kurti ishte zgjedhur më 3 shkurt.

Në studim thuhet se dezinformimi është pjesë epidemike në politikën në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, “pa përjashtim”. Megjithatë, ky dezinformim, sipas studimit, diskutohet shpesh në kontekstin e kërcënimeve nga jashtë karshi funksionimit të qeverisjeve dhe demokracisë. Ky studim tregon se megjithatë, për këtë, aktorët e huaj nuk janë fajtorët kryesorë për këtë gjë. Shumica e njerëzve dhe organizatave që prodhojnë dhe shpërndajnë lajme të rreme janë brenda vetë shteteve të Ballkanit, thuhet në studim/ REL.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.