Super-sallatat e preferuara për natën e Vitit të Ri

NJë vend të veçantë në darkën e natës së Vitit të Ri e zënë përveç tjerash edhe sallatat që ndihmojnë natyrshëm në tretjen më të lehtë të ushqimit më të rëndë ta zëmë mishi i kuq , i pulës, peshkut apo llojet e tjera të mishrave.

Ndër sallatat e preferuara, kemi zgjedhur dy nga to si më të shijëshmet:

E para….

  1. Sallata e thjeshtë me rukola:
    1 pako blerje me rukola
    tomatina
    djath të fortë parmexhan
    arra braziliane ose arra të rëndomta
    disa dredhëza për shije ose fara të shegë
    vaj ulliri
    uthull balsamike
    krip dhe limon
  2. Sallata ruse:
    4 karota
    200 gr bizele
    3 patate
    50 gr kastraveca turshi
    3 vezë
    uthull
    Kripë
    vaj ulliri
    300 gr majonezë

Përgatitja:

Në fillim qëroni dhe lani karotat dhe patatet, prisni patatet në kubikë dhe karotat në formë rrethore

Në një tenxhere hidhni ujë dhe vendosni karotat të ziejnë, së bashku me patatet dhe bizelet

Pasi perimet janë zierë, fikni zjarrin dhe lërini të ftohet. Ndërkohë në një tenxhere të vogël zieni vezët.

Për të patur shije perfekte të vezës duhet që 30 minuta para se të zieni vezët të hidhni uthull sipër.

Hidhni në një enë të gjitha perimet, kastravecat e prerë, vaj ulliri, uthullën, lëng limoni dhe kripë.

Majonezën dhe vezën i përziejmë në copa të vogla dhe shtojani sipër sallatës.

Pjatën futeni në frigorifer dhe lëreni për 1 orë.

Related posts