Surprizë për tifozët e Interit, ky pritet të jetë sulmuesi i ri i skuadrës

Më një ndeshje shumë të rëndësishme për t’u luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetskit të Mërkurën dhe me një ecuri pozitive në kampionat, Interi nuk e ka lënë anash edhe punën në tregun e lojtarëve për freskimin e skuadrës në dispozicion të trajnerit Antonio Conte.

“Neroazzurrët” po planifikonë një prurje të re për repartin e sulmit dhe sipas lajmeve të fundit nga “Sky Italia”, ata janë shumë afër mbylljes së marrëveshje me skuadrën braziliane Fluminese për sulmuesin Marcos Paulo, përcjell KosovaPress.

Operacioni për 19 vjeçarin pritet te mbyllet në afatin kalimtar të Janarit dhe trajneri Antonio Conte e admiron shumë pasi ai luan si sulmues krahu dhe sulmues qendror poashtu.

Top Channel

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.