Shpejtim Bulliqi edhe zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të Komunës së Podujevës, sot në një ceremoni solemne para këshilltarëve komunalë atje. “Kam emocionin dhe nderin e veçantë që iu drejtohem juve, qytetarëve të Podujevës që më dhatë besimin për të sjellë ndryshimin”. Kam ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që kemi me bashkëpunëtor për të arritur pritshmëritë që janë nga qytetarët e Podujevës”. Bulliqi gjatë betimit para këshilltarëve komunal ka premtuar se do jet zëri përfaqësues i të gjithë Llapit, siç tha ai dhe shërbimet do të jenë të barabarta…
Read MoreEtiketë: featured
Shqiptari i parë Abazoviq në qeverinë e Malit të Zi
Zdravko Krivokapiq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, ndërkaq Abazoviq merr postin e nën.kryetarit të qeverisë. Me 41 vota pro, nga 81 në total është votuar qeveria e re e Malit të Zi, e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq. Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit se qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë. Nënkryetar i qeverisë do të jetë kryetari i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, i cili bëhet shqiptari i parë në një post kaq të rëndësishëm në Malin e…
Read MoreDisa vendime që mori Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës e cila mbajti mbledhjen e radhës sot, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për Organin Shqyrtues të Prokurimit. Gjatë kësaj mbledhje, Qeveria i propozon kuvendit këta kandidatë: Vjollca Kurtishaj, Erëlehta Popaj, Ardita Morina, Bujar Lushaku, Shqipe Hoti dhe Pranvera Maloku. Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë prezantimit të projektligjit, ka thënë se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave…
Read MoreShpejtim Bulliqi sot merr detyrën e kryetarit të Podujevës
Shpejtim Bulliqi gjatë ditës së sotme do të betohet si kryetar i Komunës së Podujevës. Fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të merr zyrtarisht postin e të parit të komunës, shkruan Indeksonline. Kryesuesi i Kuvendit të Podujevës, ka thirrur për sot mbledhje solemne prej orës 10:00, ku në rend të ditës janë betimi i kryetari të zgjedhur Shpejtim Bulliqi dhe më pas edhe fjalimi i tij i parë në këtë pozitë para asamblistëve të Podujevës. Kujtojmë se Bulliqi i cili ishte kandidat i Vetëvendosjes, fitoi zgjedhjet e 29 nëntorit në…
Read More721 pacientë në QKUK janë me oksigjeno-terapi
Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. Sipas zyrtarit të MSh-së, Faik Hoti, i cili ka dhënë statistikat e fundit për të prekurit me këtë virus, ky është totali i rasteve të spitalizuara dhe atyre me COVID në ShSKUK. 960 pacientë janë gjithsej në trajtim, 10 nga ta në respiratorë, transmeton IndeksOnline. 39 janë në CPAP, 721 me oksigjeno-terapi. Nga ky numër, 682 janë të konfirmuar me COVID-19, të cilët janë të shtrirë në klinika dhe spitale. Ndërsa, që nga 13 Marsi e deri…
Read MoreOsmani dekreton Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike
Ushtruesja e detyrës së Presidencës, Vjosa Osmani, ka bërë menjëherë gjënë e duhur si presidente, ka dekretuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ju ka bërë të mundur qytetarëve t’i tërhjekin paratë e tyre shumë më herët. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar dje në zyrën e Presidencës. Këtë e ka konfirmuar Shefja e Zyrës së u.d Presidetes, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia. Tash pas dekretimit, pritet që shumë shpejtë Ligjit të publikohet në Gazetën Zyrtare, që do t’i hapte rrugë për fillimin e procedurave për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusti.…
Read MoreShasha vlerëson se kundërpërgjigjja dezinformuese ndaj raportit, vetëm sa e vërteton atë si të saktë
Dje, siç duket disa media të caktuara janë tronditur nga publikimi i një raporti që flet për lajmin e rremë në Kosovë, veçanarisht dezinformimin e publikut në kohë sa ishte kryeministër i Kosovës, Albin Kurti. Ky ishte një studim të cilin e bënë disa hulumtues evropian me renome të BE-së për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET). Një konfirmim i tillë, i këtij raporti do duhej t’i vinte në lëvizje mediat tona, të flitej dhe të bëhen analiza të thukta mbi defektet dhe të gjeturat…
Read MoreTërmet në Shqipëria, godet Durrësin
Një tërmet është ndier pak më parë në vendin tonë, ku sipas të dhënave epiqendra e tij ishte në Durrës. Raportohet se goditja ka qenë 4.8 i shkallës rihter, me thellësi 5 km. Kanë kaluar pak më tepër se një vit, nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, i cili rezultoi tragjik për Shqipërinë. 51 jetë u shuan dhe qindra të tjerë mbetën të pastrehë.
Read MoreHaradinaj: Nëse nuk merremi vesh për Presidentin, atëherë shkojm në zgjedhje
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e kandidimit për President të Kosovës. “Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shumë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës.…
Read MoreMustafa, nuk i beson studimit, vazhdon ta fajsojë kreun e VV-së, Albin Kurtin
Studimi që doli sot rreth dezinformimit në Ballkanin Perendimor, të cilin e bënë disa autorë evropian për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), e hodhi posht sot, kreu i LDK-së Isa Mustafa, duke e quajtur “manipulim”. Z. Mustafa edhe pse vjen nga një botë akadamike, e rrethuar me studime, ai ka vendosur mos t’i besoj këtij studimi që u paraqit në Parlamentin Evropian, duke e cilësuar si produkt të bërë nga bashkëmendimtarë të Albin Kurtit. Ky studim thoshte se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka…
Read More