Gastronomët kërkojnë financimin e pagave të punëtorëve dhe mbulimin e qirasë prej 40 përqind

Sektori i Gastronomisë po kërkon mbulimin e pagave për punëtorët dhe qirave, së paku 40 për qind. Të njëjtit po kërkojnë ndihmë reale për bizneset, dhe zgjatjen e orarit të punës së kafiterive, meqë siç thonë ata, janë duke humbur shumë. Kërkesa kanë edhe odat, ku sipas tyre shpërndarja e mjeteve nga pako e rimëkëmbjes ekonomike duhet të bëhet për veprimtaritë që gjatë kësaj kohe kanë qenë më të prekura. Në seancën e djeshme, ka marrë fund ‘saga’ e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Atë e votuan 72 deputetë, ndërsa Lëvizja…

Read More

14 të vdekur dhe 560 raste të reja me Covid-19. Prishtinës i bie dukshëm numri, në 198 raste

1620 TESTIME, 678 TË SHËRUAR DHE 560 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19 Numri total i rasteve pozitive është 42.337 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes. Prishtinës i bie numri në 198…

Read More

Studimi i AFET: Dezinformimin e bënin media të caktuara me ndikim në Kosovë, të implikuara me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin

Studimi që u bë mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit. Studimi u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET). Sipas këtij dokumenti, të cilat janë bërë sipas analizës së mediave sociale, si mediat ashtu edhe politikanët u përfshin në këtë fushatë, të cilën studimi i identifikon si “kanale…

Read More

Në parlamentin evropian thuhet qartë: Albin Kurtin e rrëzuan dezinformatat

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit. “Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrëzua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET). Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave…

Read More

Një muaj nga arrestimi dhe transferimi në Hagë i udhëheqësve të UÇK-së

Sot është bërë një muaj që nga dita kur u arrestua ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari Kadri Veseli dhe deputeti Rexhep Selimi. Po atë ditë, ata u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specialuzuara me seli në Hagë, derisa Jakup Krasniqi ishte transferuar një ditë më herët. Arrestimi i tyre u bë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja. Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte,…

Read More

Mbi 104 mijë persona në Kosovë pritet t’i marrin nga trusti 10 euro dhe mbi 212 mijë persona do marin nga 10 deri 100 euro

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili kaloi sot në tentimin e shtatë në Kuvendin e Kosovës, për një pjesë të shoqërisë sonë, fatkeqsishtë nuk do jetë i kënaqshëm. Kjo për faktin se Kosovën më shumë e përbëjnë, të varfërit, të papunët se sa të pasurit dhe të punësuarit. Me këtë ligj, që sot u miratua është bërë e mundur edhe tërheqja e 10% të parave të kursyera nga qytetarët e vendit në Trustin Pensional të Kosovës. Do të thotë, persona që kanë deri në 10 mijë euro, mund t’i tërheqin…

Read More

Kosova dhe Shqipëria bëhen bashk për të ndihmuar shqipëtarët në Malin e Zi

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë një lajm tejet të mirë për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Takimi në mes ministrit, Gent Cakaj dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla rezultoj me arritjen e një marrëveshje për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Postimi i plotë i Gent Cakajt: URIME MË NË FUND : Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit…

Read More

Vetëvendosje me mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Përmes, një njoftimi në facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të inicoi mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së. Ata e kundërshtojnë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, duke e konsideruar si të kundërligjshme. Më posht, postimi i LVV-së: Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së. Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qendrueshmëri…

Read More

Ligji i miratuar i “rimëkëmbjes”, po konisderohet diskriminues në: Ata që kanë deri 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen, të tjerët jo.

Kuvendi i Kosovës, më në fund miratoi Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike e që po konsiderohet edhe diskriminues. Të premten, 72 deputetë votuan pro në shqyrtimin e dytë të ligjit që ishte iniciuar para gjashtë muajsh. Përveç votave të partive në pushtet, pro këtij ligji votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria nuk i kishte votat deri tash kur mori përkrahjen e PDK-së, duke pranuar edhe kushtet e saj. E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin…

Read More

Hoti ka pritur sot në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj

Kryeministri i Kosovës, ka njoftuar se ka pritur në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj. Hoti thot të kenë biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, për procesin e dialogut Kosovë –Serbi si dhe çështje të tjera në interes të të dyja vendeve. “U pajtuam se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Nënvizova edhe një herë se në këtë proces nuk mund të ketë marrëveshje…

Read More