Të gjitha urimet që mori Kurti sot pasi u zgjodh kryeministër

Në adresë të kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti kanë arritu shumë urime menjëherë pasi ai u zgjodh kryeministër i vendit me 67 vota pro.

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka shkruar se Zyra e BE’së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj.

“Urime kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti. Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qeveri të hapur dhe efektive që adreson me shpejtësi çështjet me rëndësi jetike për Kosovën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Edhe, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar kryeministrin e ri, Albin Kurtin.

Abbott tha se mezi pret të bashkëpunojë me Kurtin.

Urime Zotëri Kurti që u zgjodhët kryeministër. Pres që të bashkëpunoj me qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta”, ka shkruar Abbot në Facebook.

Listës së urimeve i bashkohet edhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ku ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër.

Urime Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, Unë i uroj atyre sukses dhe shpresoj të punojnë së bashku për të forcuar partneritetin midis vendeve tona edhe më shumë”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjithashtu Kurtin e uruan edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Gani Dreshaj e Daut Haradinaj nga AAK.

Related posts