Të kota masat anti-covid të kryeministrit Hoti, Agjensioni i Regjistrimit Civil të MPB-së pezullon punën me palë, shkak infektimi i zyrtarëve me Coronavirus

NJë institucion jo pak i rëndësishëm i shtetit detyrohet të mbyllë punën me palë, si shkak i infektimit të punëtorëve administrativ të Agjensionit Civil të Regjistrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kështu ka njoftuar vet Ministria e Punëve të Brendshme se do të ndërprenë punën me palë.

Sipas këtij njoftimi për qytetarë që duan të pajisen me dokumente, Agjensioni Civil i Regjistrimi njoftoj se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisen me Dokumente në Prishtinë është pezulluar puna pasi që zyrtarë të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Deri në përfundim të procesit të testimit të stafit të këtij institucioni, qytetarëve iu referohet që të njëjtat shërbime t’i marrin në Qendra të komunave tjera.

Në njoftim thuhet se në qendrën  në Prishtinë do të mund të marrin  shërbime do të marrin vetëm ata qytetarë që e kanë esenciale të paisen me këto dokumenta.

Related posts