Të premten, në ora 15:00 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% të mjeteve të kursyera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka thënë se me 11 dhjetor 2020, do të fillojë aplikimi i kontributpaguesve për të tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Një datë tjetër për hapjen e këtij sistemi e dha ministrja e Financave Hykmete Bajrami. Ajo në emisionin e kallxo.com tha se aplikimi do të bëhet i mundur nga data 14 dhjetor, por sot kryeministri Hoti tha një gjë tjetër, ai dha datën 11 dhjetor, ora 15:00, si ditën kur do të filloj aplikimi.

Hoti tha se Trusti ka njoftuar se janë gati për lansimin e faqes online, lidhur me tërheqjen e 10 për qindëshit.

“Më vjen mirë që tash ligji është publikuar në gazetë zyrtare dhe këto institucione mund të fillojnë punën ashtu siç parashikohet me ligj. Është përgatitur edhe sistemi është hapur edhe webfaqja dhe të premten në orën 15:00 pasdite hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, tha Hoti.

Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, së bashku me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, anëtarin e Bordit Drejtues të FKPK-së, Ruzhdi Morina dhe Sokol Havollin, zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës, tha se këto institucione kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për të filluar aplikimin.

Aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga kontributdhënësit mund të bëhet vetëm online përmes një faqeje të veçantë interneti.

Të martën, Trusti ka publikuar një video me të cilën ka dhënë udhëzimet për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.