Thaçi me 11 shkurt para dhomave të specializuara

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën e tij të radhës më 11 shkurt, kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale në faqen e saj zyrtare thuhet se javën tjetër prej orës 11:00, do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Paraqitja e fundit e Thaçit në Hagë ka qenë më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Related posts