“Thanksgiving day” dhe gjel deti amerikan

Të enjtën amerikanët kremtojnë “Ditën e Falenderimeve”, një festë kjo, unike amerikane. Së bashku me familjen e miqtë ata shtrojnë një darkë të veçantë, ku tradicionalisht serviret si pjatë kryesore gjeli i detit.

Dita e Falenderimeve është edhe festa më familjare për amerikanët, kur brezat mblidhen për të shprehur falenderime për bekimet që u ka ofruar jeta.

Dita e Falenderimeve është një traditë e krijuar që në vitet e para të kolonizimit të Amerikës nga të bardhët, kur familjet që i kishin mbijetuar dimrit të egër, u mblodhën me fqinjët indigjenë për të shprehur mirënjohje dhe falenderime për jetën në tokën e re.

Kjo është edhe periudha më e ngarkuar e trafikut, pasi amerikanët nisen nga qytet ku punojnë e jetojnë nga çdo skaj i kontinentit për në komunitetet ku kanë familjet për t’u mbledhur për të festuar.

Kjo ditë shënohet gjithashtu nga ngjarje sportive dhe festime përfshirë edhe parada të ndryshme.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.