“Times” përzgjedh Biden e Harris si personat e vitit 2020

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zv.presidentja e zgjedhur Kamala Harris janë përzgjedhur si personazhet e vitit 2020 nga revista “Times”.

Në këtë revistë amerikane “Times”, ishin si kandidatë konkurues edhe presidenti Donald Trump, eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, punonjësit e shëndetësisë së vijës së parë si edhe lëvizja për drejtësi racore.

Kyreredaktori i revistës, Edward Felsenthal, ka thënë se Biden e Harris janë zgjedhur në krye të revistës si persona e vitit 2020, sepse, siç thot ai “po ndryshonin historinë e Amerikës duke treguar se empatia ka një forcë më të madhe se përçarja dhe sepse kanë ndarë një vizion largpamës për të përmirësuar dhe shëruar botën”.

Biden dhe Harris u zgjodhën si pasues të presidentit Donald Trump dhe zv.presidentit Mike Pence në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Kjo revistë zgjedh çdo vit nga një person, një grup me influencë apo ide të caktuar që ata kanë treguar gjatë vitit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.