Tragjedia e familjes Zuka, në Zvicër dera e tyre mbushet me lule e qirinj

Para disa ditësh u dha lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Zuka nga Pozherani i Vitisë, të sapoardhur nga Zvicra. Tragjedia që ndodhi atje nisi nga kryefamiljari F. Zuka, 45 vjeçarë i cili vrau gruan e tij M. dhe pastaj dy djemt e tij 23 dhe 18 vjeçarë, H dhe A.

Ende nuk dihen arsyet e shuarjes së kësaj familje përderisa të gjithë të afërmit e tyre kanë deklaruar se çifti dhe familja në fjalë nuk kishin pasur ndonjë problem më parë.

Ndërkohë kësaj familje e cila jetonte në Villeneuve të Zvicër, dera i është mbushur me lule dhe qirinj nga miq e dashamirë të tyre që jetojnë atje si shenjë solidarizimi dhe dhimbje për ta.

Related posts