Trusti bën të ditur se 5-7 ditë pas aplikimit, qytetarët mund të marrin paratë

Dje u bë e ditur se, aplikimi për tërheqjen e mjeteve prej 10 për qind nga Trusti do të nisë ditën e premte nga ora 15:00.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë se për të gjithë ata që aplikojnë për këto mjete në ueb faqen e veçantë të krijuar, pagesat nga Trusti do të bëhen 5-7 ditë pas aplikimit.

Ai ka thënë transferimi i mjeteve në llogaritë e qytetarëve varet edhe sa merr kohë për të autorizuar nga banka mjetet në llogaritë e qytetarëve, por sipas tij nuk presin që të ketë vonesa.

“Ne mund të informojmë për sa kohë ne bëjmë pagesën. Por nuk mund të përgjigjemi saktë sa kohë merr banka për të autorizuar mjetet që të kalojnë në llogarinë e tyre. Aktualisht jemi duke projektuar që pagesat e para do të bëhen brenda 5 deri 7 ditë, prej momentit të aplikimit të kryhen pagesat për ata kontribuues dhe mjetet të iu kalojnë në llogari në banka”, ka shtuar Demi.

Ai nuk e përjashton ndonjë detaj teknik që nuk është parashikuar deri tani e mund të shfaqet.

Demi, duke shpjeguar për mënyrën e aplikimit për tërheqjen e këtyre mjeteve ka thënë se gjithë procedura do të bëhet online, dhe se nuk do të jetë e komplikuar.

“Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti do të bëhet vetëm online përmes internetit duke filluar prej datës 11 dhjetor e premte prej orës 15:00. Nuk do të ketë nevojë asnjë prej tyre që të aplikojë fizikisht dhe të vijnë të vizitojnë zyrën e trustit, por përmes pajisjeve të tyre dhe duke e përdorur internetin mund të kryejnë aplikimin”.

“Procedurat janë të thjeshta dhe gjithçka që duhet është numri personal i kontribuuesve që aplikon me llogarinë aktive bankare në Kosovë dhe këto janë dy informacionet me të domosdoshme për aplikim”.Ai ka shtuar se më qëllim të lehtësimit të aplikimit kanë krijuar një ueb faqe të re, ku edhe kanë shmangur të gjitha vështirësitë që janë kanë në uebfaqen e vjetër.

Demi shtoi se kanë përgatitur një uebfaqe të re (www. trusti10.org),përmes së cilës mund të aplikohet dhe të menaxhohet situata dhe shmangur të gjitha vështirësitë.

“Tani ne kemi përgatitur një uebfaqe të re tërësisht ndryshe nga ajo që ka qenë dhe e ndërtuar me kapacitete tona të cilën mund ta menaxhojmë sipas nevojave që kemi dhe besoj që i kemi shmangur gati të gjitha vështirësitë që kanë qenë në platformën e vjetër. Kemi fluks të shtuar të qytetarëve që vijnë. Ne kemi përgatitur edhe fletushka për të informuar ku të drejtohen për aplikim. Në ato fletushka është dhënë portal ku duhet të shkohet dhe çfarë informacione kërkohet të plotësojnë ata. Ky shërbim do të jetë edhe përmes televizioneve në ditët në vijim për të pasur mundësi të informohen të gjithë kontribuuesit”, tha Demi.Sipas tij, ligji parasheh që kontribuuesit të kenë 4 muaj që të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqindëshit nga trustit që i bie deri me datën 6 prill 2021.

“Ligji parasheh që prej datës ë hyrjes në fuqi 4 muaj kanë kohë kontribuuesit që të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqindëshit të trustit që i bie data 6 prill 2021 është data e fundit për aplikim pas kësaj date nuk do të mund të aplikojnë për tërheqje të 10 përqindëshit”, ka shtuar Demi.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.