Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusit ka njoftuar se gjysmëdita e parë është mbyllur me 218 mijë aplikime.
Në njoftimin e tyre thuhet se përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruan ta bënin për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ata thonë se ia kanë dalur.
“Me dhjetëra, mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.”, shkruan në postim.
Trusti, falënderon BQK-në dhe bankat për bashkëpunimin, mediat për ndihmën e dhënë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjithë kontribuuesit që inkurajuan dhe vlerësuan punën e tyre.