Turqia: Bosnjës 30 mijë vaksina kineze anticovid, Kosovës presion për ambasadën në Jerusalem

Një aeroplan nga Ankaraja u ul në aeroportin e Sarajevës, ku transportoheshin 30 mijë vaksinat kinez, Sinovac, të cilat shteti turk ua ka dhuruar boshnjakëve.

Aeroplani duhej të mbërrinte dje, por fluturimi u shty për sot për shkak të disa problemeve teknike, sipas klix.ba.

Ndihma turke u mirëprit në pistën e aeroportit nga Ministri i Sigurimit i Bosnje-Hercegovinës, Selmo Cikotic me zyrtarë nga Ambasada turke.

Ozgur Sahin, i ngarkuari me punë i ambasadës turke në Sarajevë, kujtoi se anëtarët e presidencës së BH-së vizituan Republikën e Turqisë më 16 mars, kur ata kërkuan ndihmë në blerjen e vaksinave nga Turqia njofton Top Chanel.

“Pas bisedimeve me Presidentin Erdogan, ne menjëherë filluam procedurën dhe përfunduam gjithçka në bashkëpunim me autoritetet e BH-së. Sot ne jemi të lumtur që këto vaksina kanë mbërritur. Në kohë të vështira, ne do të vazhdojmë të jemi me Bosnjë dhe Hercegovinën. Ne duam të mbështesim Qytetarët e Bosnjës në luftën kundër kësaj sëmundjeje dhe mbështetjen në çdo kohë”, tha ai.

Derisa Erdogan shqiptarët i quan vëllezer Ai po i bën presion të vazhdueshëm Kosovës kundër vendosjes së ambasadës në Jerusalem, ndërsa në Serbi, Turqia ka investuar miliarda dollarë në ekonomi.

Related posts