U tha se u arrestua para një muaji – Reagon Shpat Kasapi: Faleminderit për shpifjet

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me kokainë. Të parat që e raportuan këtë lajm ishin mediat maqedonase, pastaj edhe mediat në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas tyre këngëtarit i janë gjetur dy paketa të vogla përpara 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov.

Thuhej se këngëtari ishte arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi.

U bë me dije se Shpati ishte liruar pas arrestimit, por pritej të fillonte gjykimi së shpejti për veprën penale që ka kryer.

Por Shpati nuk ka lejuar që ky lajm të përhapet më tej dhe ka reaguar menjëherë.

Ai ka publikuar video nga një lokal në Tiranë, në të cilin duket se është i pranishëm ditën e sotme.

Këngëtari i ka cilësuar këto lajme si shpifje, sepse ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar këngëtari.

Related posts