UEFA, përfaqësuesit dhe evropianët janë gati për festën e futbollit

Ishte dashur të mbahet qysh vitin e kaluar, por ja që viti 2021 po bëhet Euro 2020 e cila do të filloj në Romë dhe do të përfundojë në Londër. Kampionati Euro 2020 i cili po nis me 1 vit vonesë, do të starton në ora 21:00 me një ndeshje në mes Turqisë dhe Italisë, dy këto skuadra që njihen për suksese në fushën e lojës. Ndërkohë do të përfundojë me finalen e madhe që më 11 korrik do të luhet në “Wembley” të Londrës. Kthimi i një pjese të tifozëve në tribunat e tyre e garanton festën e madhe që e pret futbollin, pas një kohe të gjatë ku vendet në tribuna mbeten të zbrazëta.

Pas ndeshjes në mes Turqisë e Italisë e cila garanton një futboll cilësor, nesër do të pasojë ndeshja në mes Wales dhe Switerzland. Në këtë kampionat do të ketë risi, si në çdo garë të madhe. Do të dalin emra të rinj, yje të rinj. Do të konfirmohen lojtarë e do të vendosen rekorde. Lojtarët që janë pjesë e ngjarjes, më të mirët e kontinentit, garantojnë futboll të nivelit më të lartë.

“Kemi pritur një vit për këtë Evropian dhe mezi pres të dëgjoj 15 mijë njerëz duke kënduar himnin kombëtar”, ka thënë mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci. “Futbolli me tifozë brenda stadiumit është sport tjetër”, ka vazhduar ai.

Kthimi i tifozëve në stadiume vlerësohet fitorja më e madhe e “Euro 2020” dhe e UEFA-s si organizatore e tij.

UEFA vendosi të shkonte para me planin për ta mbajtur Evropianin në shumë vende dhe në fund u vendos për 11 qytete. Emri u mbajt, “Euro 2020”, për shkak të përgatitjeve që ishin bërë me këtë emër.

Edhe pse mbretëruan kohë të vështira emocionet e ngjarjes tashmë kanë kapluar Evropën. Për një muaj rresht futbolli do të jetë tema kryesore.

Edhe pse gjendja me pandeminë nuk ka përfunduar në tërësi, UEFA, përfaqësueset dhe evropianët janë gati për lojën dhe festën e futbollit.

Related posts