Urimi i radhës/ Vjosa Osmani e uron Abdixhikun

Vjosa Osmani, u.d e Presidencës ka uruar kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të zgjedhur sot, Lumir Abdixhikun.

Një urim të tillë, gjatë ditës e bëri edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti duke treguar kështu nivelin e duhur të kulturës politike.

Lajmin e tillë për urimet i bëri të ditur Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

Abdixhiku në postimin e tij i ka përmendur me emra të gjithë ata që e kanë uruar sot me rastin e zgjedhjes së tij në krye të LDK-së.

“Falënderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z. Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”.

Shoqëria kosovare ka nevojë të shoh dhe të dëgjojë komunikimin e mirëfilltë në mes politikanëve përfaqësues pasi deri tani kishim një boshllëk të madh sa i përket kulturës politike deri aty ku edhe nuk komunikonin në mes vete.

Related posts