Ushtrohet kallëzim penal ndaj 7 zyrtarëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqpërdorim detyre/Në mesin e tyre edhe u.d i sekretarit të kësaj ministrie Feim Osmani

Njomza Ibishi Zogaj, zyrtare e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka paraqitur sot kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative ku i ka kërkuar prokurorisë fillimin e procedimit penal mbi faktet dhe dyshimin e bazuar mirë ndaj 7 zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku në mesin e tyre është edhe U.D i Sekretarit të kësaj ministrie Feim Osmani. Ky i fundit më parë kishte mbajtur pozitën e drejtorit të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme si dhe ka qenë për vite me radhë kryetarë i Komisionit Disiplinor në MPMS.

Zyrtarja Ibishi-Zogaj kallëzimin penal e ka ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtarë dhe ushtrimin e ndikimit.
Fillimisht ajo akuzon Udhëheqësin e saj, Drejtorin e Zyrës për Informim pran kësaj minstrie, Musa Demirin, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë ka kaluar kompetencat e tij duke kryer kështu veprën penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074, Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, dhe Neni 424 “Ushtrimi i Ndikimit”.

Musa Demiri akuzohet për dy vepra që janë në kundërshtim me ligjin të cilat shoqërohen me elemente të veprës penale, e para kishte të bënte me vlerësimin e rezultatave në punë për vitin 2017 ku edhe pasi zyrtarja Ibishi-Zogaj ishte kthyer në rivlerësim me vendim nga Komisioni për Zgjedhjen e Kontesteve dhe Ankesave në MPMS, ai ka refuzuar ta kthej atë duke rënë në kundërshtim me obligimet e detyrës së tij zyrtare. Lidhur me këtë rast, i përmenduri tanimë e ka një padi civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga viti 2018 të bërë nga zyrtarja në fjalë. Por lidhur me këtë padi zyrtarja e MPMS-së, Ibishi-Zogaj në kallzimin penal tregon se nuk është bërë asgjë dhe as nuk është kontaktuar ndonjëherë nga kjo gjykatë.

Rast tjetër për të cilin është ushtruar kallëzimi penal ndaj Musa Demirit është ku ai ushtroi ndikimin e tij në përpilimin e një dosje me shpifje kundër punëtorës së tij dhe si pasojë asaj ju shqiptua dënimi “me largim nga pozita që ajo mbante si ‘zyrtare për Informim dhe ndalim –avancimi për tri vite”.

Në këtë rast, në kallëzimin penal akuzohen si të përfshirë apo ndihmës-bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale 3 zyrtarët e Zyrës së Informimit në MPMS: Jehona Bunjaku-Arifi me pozitë-Zyrtare për Qasje në Dokumente Publike, Kaltrina Cakolli-Zyrtare për informim dhe Ismail Gashi-Zyrtarë për Informim. Bazuar në Kodin Penal, Neni 31 “Bashkëkryerja”, Neni 33 “Ndihma” dhe Neni 35 “Marrëveshja për të kryer vepër penale”, zyrtarët në fjalë dyshohen se me shpifje të orkestruara në mes vete në bashkëpunim me shefin e tyre i përgatitën kolegës së zyrës, Njomza Ibishi -Zogajt një dosje të paqenë, e orkestruar mjaft mirë me shpifje të cilat e pasuan një vendim me largim nga zyra dhe ndalim avancimi për tri vite.
Ky vendim u mor nga Komisioni Disiplinor në MPMS, kryetar i së cilës ishte Feim Osmani ku sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës të Sekretarit në Ministrinë e Punës. Gjithashtu edhe vendimi kishte shkelje të procedurave ligjore sa i përket fillimit të një procesi disiplinor pasi ky komision nuk e kishte njoftuar paraprakisht Ibishi-Zogajn për natyrën e shkeljes dhe nuk i kishin prezantuar asaj ndonjë lëndë si pikë referimi se për çka bëhej fjalë.

Lidhur me këtë, Komisioni Disiplinor i përbërë nga: Feim Osmani-Kryetarë, Adem Bajgora, anëtarë dhe Ferinaze Isufi, anëtare e keqpërdorën pozitën dhe autoritetin zyrtarë duke e privuar Ibishi-Zogajn nga e drejta e saj ligjore për të qenë e informuar dhe në dijeni për lëndën e proceduar, kohën dhe vendin e mbajtjes së seancës brenda 3 ditë pune ashtu siç e precizon Rregullorja për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil. Këta akuzohen se kepërdorën autoritetin zyrtarë dhe ushtruan ndikimin e tyre që është e sanksionushme sipas Kodit Penal të sipërcituar.

Vendimin e këtij komisioni, Ibishi-Zogaj e kishte kontestuar edhe në një instancë tjetër brenda MPMS-së, tek Komisioni i Ankesave dhe Parashtresave pranë MPMS-së. Ajo kishte kërkuar të hudhet posht në tërësi ky vendim duke filluar nga përmbajtja, procedura dhe mos-paraqitja e fakteve konkrete. KZKA e MPMS-së nuk e ka shqyrtuar lëndën e saj duke e lënë kështu jasht afateve ligjore.

Më tej zyrtarja në fjalë kishte vendosur të mos ndalej deri sa asaj t’i troket dera e institucionit ku do ti jepej drejtësia. Ajo më tej i’u drejtua me ankesë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si organ i mandatuar për rregullimin e kontesteve dhe marrëdhënieve në punë. Por në letrën që i kthen KPMShCK i thotë se është e pamundur që këshilli të vendos për ankesat e ankuesve pasi që ky këshilli ishte jasht funksionit gjatë vitit 2019 dhe 2020 pasi disa nga anëtarëve të këtij këshilli i’u kishte kaluar mandate.
Si përfundim deri sot, zyrtarja e MPMS-së, Njomza Ibishi Zogaj paguhet me pagë të rregulltë por nga data kur i është shqiptuar vendimi nuk është kthyer ligjërisht në vendin e saj të punës, dhe ka vendosur të ushtroj kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Related posts