Valdete Daka viziton qendrën e thirrjeve të shërbimit votues

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka vizituar qendrën e thirrjeve të shërbimit votues, ku ka parë për së afërmi se si po shkon procesi atje. Pas vizitës ajo deklaroi se procesi është duke shkuar në rregull dhe deri tani po operohet me 25 linja telefonike të cilat sipas Dakës, këto linja janë bërë të munudra nga Qeveria e Kosovës.

“Procesi është duke u zhvilluar në rregull, i kemi 25 linja telefonike, që na ka ndihmuar Qeveria e Kosovës dhe ky ndërrim punon deri në ora 12 të mbrëmjes kur edhe përfundon ndërrimi i dytë”, ka shtuar Daka në një prononcim për media.

Daka u pyet rreth disa kritikave të procesit të votimit nga diaspora që është folur ditëve të fundit sa i përket asaj se a mund të quhet ky një proces i komplikuar rreth thirrjeve telefonike që po ju bëhet votuesve jashtë vendit.

“Une kritikat për një proces të komplikuar i shof si dashakeqe sepse eshte duke u kritikuar pa të drejte, ne jemi duke bërë të pamundurën duke ju dhënë të gjithë qytetarëve të drejtën për të votuar”, u shpreh znj. Daka.

Ajo tha se deri tani janë verifkuar mbi 8 mijë qytetare.

Gjatë pronocimit për media, Daka tregoi mënyrën më të çuditshme të thirrjeve telefonike sa i përket verifikimit të një votuesi. Ajo tha “Jo vetem njëherë por ne do ti thërrasim deri sa ta qojn telefonin”.

Ndërkaq lidhur me situatën pandemike në Kosovë, kryetarja e KQZ-së, Valdete daka tha se detyra e tyre është të caktojnë afatin e fushatës, ndërkaq sa i përket përgjegjësisë për situatën dhe procedurat e mbarëvajtjes janë nën përgjegjësinë e IKSHPK-së dhe institucioneve tjera në Kosovë.

Numrat e telefonit prej nga zyrtarët e angazhuar të KQZ-së i realizojnë thirrjet janë si në vijim:

38138211045      38138211146        38138211154      38138211210      38138211213       38138211219       38138211220 38138211227      38138211251        38138211259      38138211273      38138211374      38138211375        38138211381 38138211385      38138211392      38138211393      38138211414      38138211416       3813 8211429    38138211462 38138211468     38138211488        38138211517      38138211522

Related posts