Varianti i ri i COVID-19 paraqitet tani edhe në Kosovë

Një variant i ri i virusit Covid-19 po qarkullon me shpejtësi në Kosovë, dhe për këtë ka njoftuar, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një konferencë për media.

Zemaj gjatë konferencës tha se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e  ri të virusit COVID-19.

Ai tha se nga mostrat e dërguara në Berlin, tri prej tyre janë pozitivë me variantin e ri të Covid-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë Zemaj në konferencë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjikë në Kosovë është stabile dhe e qetë.

Related posts