Vazhdon “merkatoja politike”, gazetari Asllan Bajrami i bashkohet PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në facebook e ka prezantuar aderimin e ri të gazetarit të njohur në Kosovë, Asllan Bajrami.

Lexoni më posht postimin e z. Hoxhaj:

Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes! Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së përmes valëve të RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan! #PDK#Rimëkëmbje#HoxhajKryeministër

Related posts