Vërejtje të shumta për fushën e sigurisë në Kosovë, Samedin Mehmeti, ftohet para Komisionit për Siguri

Është ftuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ushtruesi i detyrës së Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për t’u përgjigjur rreth vërejtjeve te shumta nga Raporti i Komisionit Evropian për çështjen e sigurisë.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjen e Sigurisë ka kërkuar që në takimin e radhës të ftohet Ushtruesi i Detyrës së Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Ne kemi bërë disa herë përpjekje për të ftuar ministrin e rendit, Agim Veliu, dhe e kemi të pamundur ta kemi në komision. Konsideroj se tashmë janë pjekur të gjitha kushtet që ne ta kemi në komision ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës. Kemi raportime gjithandej Kosovës për shumë gjetje, për shumë shkelje të Policisë së Kosovës, dhe është mirë të vijë të na raportojë direkt, ne të informohemi prej dorës së parë dhe jo prej mediave për çdo gjë që po ndodh me Policinë e Kosovës”, ka thënë Musliu.

Në këtë mbledhje të komisionit, u vendos që në interpelancë, në Kuvendin e Kosovës të thirret Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe Ministri i Mbrojtjes Anton Çuni.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.